Anfel Tapiceri

Rreth nesh

Historia e një punishteje ku mobiljet bëhen te gjitha me dorë.

Rreth nesh

Anfel Tapiceri është një punishte tapicerie në Tiranë, ku prodhohen dhe vishen mobilje : divane, kolltuqe, karrige, krevate, stola e pufa.

Çdo punim nis nga dëshira e klientit: ju sillni një ide, një foto ose një mobilje të vjetër — ne e kthejmë në një pjesë që zgjat. Strukturat i ndërtojmë me dru të stazhionuar në repartin tonë të marangozisë, ndërsa veshjet qepen me dorë, me stofa që i zgjidhni vetë nga koleksionet tona.

Krahas prodhimit me porosi, retapicerojmë mobilje ekzistuese: ndërrojmë sfungjerin, sustat dhe stofin, duke i dhënë jetë të re divanit apo kolltukut tuaj, shpesh me kosto shumë më të vogël se blerja e një të riu.

1.

Punë dore

Prerja, qepja dhe veshja bëhen me dorë në punishten tonë — jo në linjë prodhimi.

2.

Materiale cilësore

Dru i stazhionuar, sfungjer me densitet të lartë dhe copë të zgjedhur që durojnë përdorimin e përditshëm.

3.

Porosi me masë

Çdo punim bëhet në përmasat e hapësirës suaj dhe në stofin që zgjidhni vetë.

Keni një ide apo një mobilje për të veshur?

Na kontakto